Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga helikopteri në kantier, Rama mbron projektin e rrugës së shembur Librazhd-Prrenjas: U përfol kot për korrupsion

Nga helikopteri në kantier, Rama mbron projektin e rrugës së

Pasi u tall me qytetarët teksa udhëtonte me helikopter mbi rrugën e shembur, kryeministri Rama ka inspektuar sot punimet e rrugës provizore në askin Librazhd-Prrenjas.

Krah pasuesit të Belinda Ballukut, ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, kryeministri deklaroi se shembja e rrugës nga korrupsioni nuk ishte asgjë më shumë se sa një thashethem.

Rama e quajti gënjeshtër faktin që shembja e një aksi kyç, nuk ndodhi nga fenomenet natyrore, por gërryerja pa kriter e lumit Shkumbin.

“U përfol se gjoja rruga u shemb nga korrupsioni, por është shumë e qartë se segmenti ishte i vjetër dhe rrëshqitja lidhej me një fenomen tërësisht natyror. Jetojmë në një kohë kur, siç thotë fjala e popullit, gënjeshtra e bën xhiron e botës sa e vërteta ende nuk ka veshur pantallonat. Kjo është një eksperiencë e përditshme. E vërteta në fund gjithmonë del dhe fiton, duhet vetëm durim dhe këmbëngulje. Mua më vjen keq që kjo gjë ka prishur ritmin e jetës për shumë banorë, por në çdo rast ne sot jemi këtu për t’ju qartësuar edhe mbi afatet e reja që i kemi vënë vetes”, deklaroi Rama.

Të fundit