Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga Izraeli, Rama krahason veten me Trump: Jam i dyti spiker ndërkombëtar

Nga Izraeli, Rama krahason veten me Trump: Jam i dyti spiker

Në fjalën e tij nga parlamenti izraelit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu disa lavde për veten. Teksa i shprehu falënderimet presidentit Benjamin Netanyahu për ftesën, Rama u ndal te figura e tij, duke e krahasuar veten me presidentin amerikan Donald Trump.

Ai u shpreh se është i dyti si spiker ndërkombëtar pas Trump.

“Unë do bëj më të mirën për të mbijetuar gjykimit tënd, jam i dyti spiker ndërkombëtar pas Trump. Më lejoni me një frymë të thjeshtë të jap vlerësimin tim më të madh dhe falënderimet e sinqerta për Shqipërinë dhe veten time, mirënjohjen time për këtë ftese nuk mund te jem më mirënjohës”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës, Rama nënvizoi historinë e madhe të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur tha se: “Shqipëria e vogël ka qenë gjithmonë një strehe e sigurt për hebrenjtë… Askush në Evropë nuk mund të dëshmojë dhe të ndaje të njëjtin rezultat.”

Mes ironisë dhe historisë: Rama u kujdes të lavdërojë vetveten edhe në një moment që mund të kishte qenë vetëm solemn dhe historik.

Të fundit