Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga legalizimi i kanabisit te ndarja nga MV/ Rama prezanton nismën e re: Kuvendim popullor! Shqiptarët do të pyeten për këto çështje

Nga legalizimi i kanabisit te ndarja nga MV/ Rama prezanton nismën e re:

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme nismën e re të qeverisë, Këshillimin Kombëtar. Në një deklaratë për mediat nga kryeministri, ai bëri me dije se qytetarët do të japin mendimin e tyre për çështjet me interes për vendin. Rama tha se është koha që të lidhen mënjanë "llogoret e sherrit politik".

"Në prag të një viti të ri, mundësish të reja vjen dhe kjo nismë e re e qeverisë për këshillimin kombëtar për Shqipërinë. Ne me një pyetësor që do t’ja vëmë në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda apo jashtë vendit do t'i japim jetë një kuvendimi popullor ku do të thithim mendimin e tyre për çështje me rëndësi strategjike për vendin tonë.

Është më shumë se asnjëherë më parë koha për t'i lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjerave që na ndajnë për të hedhur hapa të mëtejshme, duke u këshilluar për vendime që kanë impakte për marrëdhëniet e Shqipërisë me jashtë", u shpreh kryeministri.

Ky i fundit renditi dhe disa nga çështjet për të cilat do të pyeten qytetarët. Ndarja nga procesi i përbashkët me Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE-, "Ballkani i Hapur" dhe legalizimimi i kanabisit për arsye mjekësore ishin disa nga temat,  për të cilat do të merret mendimi i qytetarëve.

"Anëtarësimi i Shqipërisë në BE sot është i lidhur drejtpërdrejt me një veto që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut. Dhe gjithmonë e më shumë ka një debat brenda vendit, i cili nuk mund të jetë jashtë vëmendjes së qeverisë, pasi ka njerëz që thonë që aplikimi i Shqipërisë të ndahet nga aplikimi i Maqedonisë së Veriut, ka të tjerë që mendojnë se ne duhet të presim për ruajtjen e kohezionit brenda rajonit.

Sot jemi në kushtet kur me hyrjen e vitit të ri kemi përpara një 6-mujor të rëndësishëm, ama ne duam t’i drejtojmë shqiptarëve një pyetje: A duhet të vendosemi ne në pozitën e qartë në raport me të tjerët për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia e veriut, nëse edhe 6-mujori i parë do të rezultojë si koha e deritanishme dhe ne përsëri do të mbetemi peng i MV.

'Ballkani i Hapur', ka njerëz që mendojnë se nuk është gjëja e duhur, por ka të tjerë që mendojnë se është i rëndësishëm, edhe për këtë ne do t’i drejtohemi shqiptarëve.  Kultivimi e përpunimin e monituruar të kanabasit për qëlime mjekësore pa e legalizuar përdrimin për arsye të tjera është sot një instrument që shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonomitë e tyre", tha Rama.

 

 

Të fundit