Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga matura te heqja e fletores së mësuesit, ministrja Kushi detajon ndryshimet e reja për vitin e ri akademik

Nga matura te heqja e fletores së mësuesit, ministrja Kushi detajon

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zbardhur me shumë detaje për ndryshimet e reja që do të përfshijnë shkollat 9 vjeçare dhe matura shtetërore nga shtatori.

Në një intervistë në news 24, Kushi tha se nga viti i ardhshëm, në muajin prill sistemi 9-vjeçar do të ketë një javë pushime.

“Viti i ri shkollor fillon në 12 shtator, dhe risia do të jetë që në prill kur përfundojnë periudhën e dytë të shkollës, do kenë një javë pushim nxënësit e 9-vjeçares, siç e kemi pasur dikur, nga data 3 deri në 9 prill do e kenë pushim. Kjo sepse nga Janari deri në Qershor ishte një periudhë e gjatë dhe për nxënësit dhe për mësuesit “, u shpreh Kushi.

Më tej Kushi foli për maturën shtetërore dhe ndryshimet e reja.

“Matura shtetërore është proces i gjatë më disa etapa, ne po përpiqemi që të marrim të gjitha masat që mos ndodhin problematika si rasti i Turit apo problematika të tjera. Në të gjitha gjimnazet e vendit në këtë periudhë po bëhet një punë intensive në asistimin e maturantëve dhe përgatitjes së tyre. Hartimi i testit është moment kur vëmendja jonë është maksimale.

Këtë vit do jetë ndryshe, jo i parapërgatitur kohë më parë, por ditët e fundit një grup mësuesish me eksperiencë do të mblidhen dhe do hartojnë në grup në mënyrë që të kemi test që i përmbahet programi”, tha ministrja Kushi.

Kushi tha se do të hiqet edhe fletorja e mësuesve, për t’ju dhënë më shumë kohë të komunikojnë me nxënësit.

Për të lehtësuar mësuesit nga disa procedura në përgatitje dokumentacionesh, duhet t’u japim më shumë kohë atyre të komunikojnë drejt për drejt me nxënësit. Për këtë vendosëm për një model të ri. Mësuesi të jetë më i fokusuar në punën e drejtpërdrejtë me nxënësit, ndaj kemi eliminuar fletoren, do ta kenë për shënime, por regjistri do të jetë i rëndësishëm sepse do t’i hedhin notat direkt në regjistër, sepse më parë i hidhnin një herë në fletore dhe më pas në regjistër.

Fletorja nuk do të thotë që nuk i vlen mësuesit, se do të mbajë shënime. Dua të mos interpretohet sikur mësuesi nuk do të ketë më shumë punë, por kjo punë do jetë më shumë e fokusuar tek nxënësit ndërkohë që parimet bazë të vlerësimit mbeten po ato”, deklaroi ajo.

Të fundit