
Flash News
Konflikti në Fushë-Milot, policia del me njoftim: Nuk u gjet asnjë gëzhojë
Përplasja në KZAZ Vorë, KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve
Sherr në një qendër votimi në Fushë-Milot, qëllohet me armë
Shifrat/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime
Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit
Nga Sako e inceneratorëve te Cara e tërmetit, cilat janë katër gratë e PS që morën në dorë 'frerët' e 4 bashkive
Zgjedhjet vendore renditën Partinë Socialiste të parën duke fituar deri tani 50 bashki, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 7 bashki të vendit duke u renditur forcë e dytë.
Katër gra do të drejtojnë 4 bashkitë e vendit, në Lushnjë, Bulqizë, Kurbin dhe Durrës. Eriselda Sefa, Festime Mjeshtri, Majlinda Cara dhe Emiriana Sako janë drejtueset e ardhshme të qeverisjeve vendore.
ERISELDA SEFA
Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Eriselda Sefa u zgjodh në krye të Bashkisë së Lushnjës. Sefa mori votëbesimin e partisë dhe të strukturave me të cilët bashkëvepronin.
Lushnja ishte e vetmja bashki ku emri i kandidatit u shty pasi kaloi në balotazh me Krenar Haxhiun.
Më 14 maj, Sefa mori mandatin e plotë të kryetarës së Bashkisë Lushnjë. Ajo grumbulloi 22453 vota përballë kundërshtarit të “Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka i cili grumbulloi në total 13393 vota.
KAS gjobiti me 100 mijë lekë Eriselda Sefën pasi akuzohej për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore të 6 marsit.
FESTIME MJESHTRI
Festime Mjeshtri fitoi Bashkinë e Bulqizës me 8364 vota. Mjeshtri ka qenë e angazhuar prej vitesh në politikë në qarkun e Dibrës. Mjeshtri ka punuar edhe në institucione shëndetësore, si pjesë e promocionit shëndetësor, e angazhuar me të gjitha gratë në luftën kundër dhunës në familje, kancerit të gjirit, diabetit, drogës, duhanit.
Festime Mjeshtri ka punuar si mësuese e jashtme në profilin Infermieri, akualisht drejtoreshë në spitalin e Bulqizës.
MAJLINDA CARA
Në vitin 2019 Majlinda Cara mori drejtimin e Bashkisë së Kurbinit. 14 maji i dha Carës mandatin e dytë në këtë bashki.
Karriera e Carës si kryebashkiaku do të ‘lëkundej’ nga tërmeti i 26 Nëntor 2019 kur u vu në pikëpyetje detyra e bashkisë në shpërndarjen e banesave për të prekurit nga tërmeti shkatërrues.
Asokohe, banorët e Kurbinit denoncuan Carën se nuk iu kishte dorëzuar ende çelësat e banesave të rindërtuara pas tërmetit, edhe pse kishin kaluar rreth 20 ditë nga inagurimi i tyre.
Cara justifikoi vonesën e dorëzimit të çelësave me argumentin se procedurat duhet të kalonin fillimisht nga Këshilli i Ministrave.
EMIRIANA SAKO
Sako u duk se ishte e preferuara e Ramës në zgjedhjet e 14 majit, pasi edhe mbylljen e fushatës për PS-në e bëri nga Durrësi. Lidhjet e Ramës me Durrësin sigurisht që janë të forta duke marrë shembull projektin e Portit të Durrësit miliona euro që do të investohet nga biznesmeni arab Alabbar.
Sako e mori detyrën e kryebashkiakes që në vitin 2019, kur pasoi Vangjush Dakon.
Opozita e ka denoncuar si të përfshirë në aferën e inceneratorëve, pasi Emiriana Sako i dha kompanisë së Klodian Zotos 10 milionë euro nga buxheti i bashkisë që drejton.
Në fillim të vitit 2022, Sako shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të grumbullimit të plehrave. Pa tender, por me negocim, i dha kompanisë së inceneratorit të Tiranës 25 milionë euro, 15 prej të cilave vetëm për transportin. Sako ishte dëshmitare edhe në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ku mohoi akuzat për aferën e inceneratorëve.
Të fundit



Konflikti në Fushë-Milot, policia del me njoftim: Nuk u gjet asnjë gëzhojë
11 Maj 2025, 16:42
Vëllai i kandidates së PS në Belsh intimidon votuesit
11 Maj 2025, 16:24

Përplasja në KZAZ Vorë, KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve
11 Maj 2025, 16:15

Këto fruta dhe perime largojnë toksinat nga mëlçia
11 Maj 2025, 16:03
Zgjedhjet 2025/ Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:59
Sherr në një qendër votimi në Fushë-Milot, qëllohet me armë
11 Maj 2025, 15:56
Shifrat/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime
11 Maj 2025, 15:37
Zgjedhjet 2025/ Sa ishte pjesëmarrja e votimeve deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:32


Celibashi: Fotografimi i votës ndëshkohet me 3 vjet burg
11 Maj 2025, 15:13
Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit
11 Maj 2025, 14:59






Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës
11 Maj 2025, 14:11

Ndërpritet procesi zgjedhor në Librazhd, një person fotografoi votën
11 Maj 2025, 13:54

Celibashi: 8% e qendrave të votimit u hapën me vonesë
11 Maj 2025, 13:47


Berisha për tjetërsimin e votës: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës
11 Maj 2025, 13:26
KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00, më e ulët se në 2021
11 Maj 2025, 13:00





E paprecedentë! 101 vjeçarja në Fier nuk lejohet të votojë
11 Maj 2025, 12:15




Shqipëria voton, sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 11:00
11 Maj 2025, 11:30


Edi Rama voton në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli
11 Maj 2025, 10:57
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
11 Maj 2025, 10:50


I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës “Kosova”
11 Maj 2025, 10:26

Skandal në Petrelë/ Gjeten në rrugë një tufë kartash ID të qytetarëve
11 Maj 2025, 10:09





Socialistët blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD
11 Maj 2025, 09:16
Ervin Salianji voton në burgun e Fierit: Votoni që të shëroni Shqipërinë
11 Maj 2025, 09:05

Votuesja fotografoi votën në Elbasan, kapet në flagrancë nga komisionerët
11 Maj 2025, 08:46
Iu gjetën listë me emra, policia arreston dy persona në Rrëshen
11 Maj 2025, 08:37
Giro d’Italia në Vlorë, Policia publikon listën e rrugëve të bllokuara
11 Maj 2025, 08:33
100-vjeçari voton në Tiranë: Kam hedhur votë që në vitin 1946
11 Maj 2025, 08:17
Probleme me pajisjen biometrike në Tiranë, qytetarët nuk mund të votojnë
11 Maj 2025, 08:13


Shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri, Berisha: A jeni gati njisha?
11 Maj 2025, 07:54

Procesi i votimeve nis me probleme teknike edhe në Berat e Lezhë
11 Maj 2025, 07:41





India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit
10 Maj 2025, 20:51
11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36
Si të votoni nesër në zgjedhjet parlamentare?
10 Maj 2025, 15:24

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha
10 Maj 2025, 14:51




