Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Nga sot maska e detyrueshme kudo", Rama kujton pandeminë e 1918-ës: Infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz

"Nga sot maska e detyrueshme kudo", Rama kujton pandeminë e

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Edi Rama ka kujtuar pandeminë  efrikshme të 1918-ës - atë që njihet si "Gripi spanjoll".

Rama thekson se kjo pandemi zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz. 

Kryeministri thekson se shumica e viktimave në valën e dytë të kësaj pandemie ishte edhe nga mosrespektimi masiv i rregullave duke kujtuar se nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES ????

dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë ????

 

Të fundit