Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç te doza e tretë/ Vendimet që pritet të njoftohen nesër, Manastirliu jep detaje

Nga vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç te doza e tretë/

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar vaksinimin me dozën përforcuese dhe vaksinimin e grupmoshave mbi 16-vjeç, por dhe të fëmijëve mbi 12-vjeç që kanë probleme shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një prononcim për gazetarët nga Shkodra. Ajo bëri me dije se ky sugjerim do të marrë trajtë vendimi nesër në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve dhe më pas do të ketë një komunikin nga këta të fundit për mediat.

"Është e vërtetë, është mbledhur Komiteti Teknik i Vaksinimit të cilët kanë diskutuar dhe kanë rekomanduar përgjatë fundjavës të shkuar, realizimin apo vendosjen në protokoll të dozës së tretë, ose të dozës booster siç quhet ndryshe.

Kanë rekomanduar gjithashtu edhe uljen e fashës të grupmoshës për vaksinim, plus 16 vjeç dhe kanë diskutuar gjithashtu dhe kanë rekomanduar edhe vaksinimin plus 12 vjeç, por vetëm për ata fëmijë që kanë problematika shëndetësore.

Këto rekomandime të cilat kanë dalë nga Komiteti Teknik i Vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme dhe do të ketë një vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen ndaj Covid-19 dhe do të kemi dhe një njoftim dhe për vendimet që do të marrë ky komitet”, deklaroi Manastirliu.

Deri më tani në vendin tonë janë dhënë mbi 1.8 milionë doza kundër koronavirusit, ndërsa 5981 persona janë vaksinuar plotësisht.

Kujtojmë që procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi javën e dytë të janarit, si fillim me bluzat e bardha dhe më pas procesi u zhvillua paralelisht me të moshuarit, ndërsa sot vaksinimi është i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç.

Por është i detyrueshëm për studentët që dëshirojnë të futen në auditore dhe pse është kundërshtuar në masë si vendim. I detyrueshëm është dhe për pedagogët, mësuesit dhe stafet mjekësore.

Të fundit