Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ngacmoi seksualisht vajzat e mitura në Pogradec, Kushi: Drejtori i shkollës do përgjigjet para drejtësisë

Ngacmoi seksualisht vajzat e mitura në Pogradec, Kushi: Drejtori i

Ministrja e Arsimit Evis Kushi reagoi pas rastit të ngacmimit seksual të dy vajzave në shkollën e fshatit Stropckë të Pogradecit, nga drejtori i saj Adriatik Haxhillari.

Në një postim në Facebook, Kushi shkruan se drejtori do të përgjigjet përpara drejtësisë. Ministrja e Arsimit thekson se rasti në fjalë do t’iu referohet institucioneve kompetente për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të abuzimit me të miturit, aq më tepër në institucionet arsimore.

“Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe sigurisht do të marrë dënimin e merituar, sepse në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe.

Por kjo ngjarje thekson rëndësinë dhe përgjegjësinë e lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollat tona, i cili ndihmoi që rasti të identifikohet, trajtohet dhe referohet në institucionet kompetente, duke parandaluar degradimin e mëtejshëm apo ndonjë rrezik të mundshëm abuzimi e dhune ndaj të miturve.

Detyrë e jona emergjente është forcimi dhe përmirësimi i këtij shërbimi, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit, komunitetin, institucionet dhe shoqërinë, për të parandaluar fenomene të tilla të rënda dhe krijuar një mjedis sa më të sigurt e miqësor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit”, shkruan Kushi.

Të fundit