Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ngërçi me negociatat, Rama: Ndahemi nga Maqedonia e Veriut nëse nuk ka zgjidhje brenda 6 muajsh

Ngërçi me negociatat, Rama: Ndahemi nga Maqedonia e Veriut nëse

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e negociatave.

Duke folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama tha se nëse brenda 6 muajve nuk do të ketë zgjidhje, atëherë Shqipëria ndahet nga Maqedonia e Veriut.        

“Nuk kam asnjë surprizë, nuk jam optimist për rezultatin e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe bazuar në opinionin e qytetarëve, nëse në fund të këtij 6 mujori problemi nuk do të zgjidhet, ne do të ndryshojmë e do të ndahemi nga Maqedonia e Veriut. Uroj që Macron do të jetë i motivuar dhe në gjendje që të përdorë më shumë forcë pasi ndryshe situata në BE do të jetë shumë problematike.”- tha Rama.

Të fundit