Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ngrihet flamuri i BE në kryeministri, Rama: Shqipëria kalon në një nivel tjetër. Ç’thotë për opozitën

Ngrihet flamuri i BE në kryeministri, Rama: Shqipëria kalon në

Flamuri i Bashkimit Europian është ngritur sot në godinën e kryeministrisë, një ditë pasi BE çeli negocitat me vendin tonë. Në prani në ministrave dhe diplomatëve, kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij, ku theksoi se tashmë Shqipëria do të kalojë në një nivel tjetër.

Kryeministri tha se do kishte dashur që të ishte edhe opozita, ndërsa nuk i kurseu ironitë për këtë të fundit, të cilën nuk e ftoi në një ditë të historike për vendin, siç ishte ajo e djeshmja.

 “Ky moment shënon ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me rregullat dhe vlerat evropiane. Do të kisha dashur sot që këtu të ishte dhe opozita, jo sepse pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës.

Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para", tha Rama.

Negociatat do të jenë në fokus edhe në mbledhjen e grupit parlamentar socialist në orën 10:00, në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Kjo mbledhje vjen një ditë përpara seancës së fundit diskutuese parlamentare të këtij viti.

 

Të fundit