Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nikolla ‘qorton’ socialistët: Mos sillen si triumfatorë! Do të jem avokate e mirë e opozitës

Nikolla ‘qorton’ socialistët: Mos sillen si triumfatorë!
Foto Ilustruese

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla është femra e dytë që zgjidhet në krye të Kuvendit pas Jozefina Topallit. Në një intervistë për Euronews Albania, Nikolla u shpreh se gjatë detyrës së saj do të respektojë Kushtetutën duke e zbatuar atë te të gjithë ministrat dhe deputetët.

“Do ta manifestoj në sjelljet dhe qëndrimet e mia dëshirën për të qenë një avokate e mirë e opozitës, në respekt të rregullores së Kuvendit dhe të ligjeve që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë, por me dëshirën dhe vëmendjen që në Kuvendin e Shqipërisë, të gjithë të ndihen të barabartë”, tha Nikolla.

Nikolla, pavarësisht se është në radhët e maxhorancës, nuk i kurseu kritikat për Partinë Socialiste. Ajo kërkoi që PS-ja të mos sillet si triumfatore, por të përulet për të shërbyer, teksa theksoi se do të jetë një avokate e mirë edhe për opozitën.

Ajo theksoi se Partia Socialiste nuk duhet të sillet si triumfatore, pasi ka detyrën e rëndësishme për të shërbyer.

“Për mua pozitë dhe opozitë janë vetëm numra. I takon së pari Partisë Socialiste të mos sillet si triumfatore, por të jetë e përulur se është zgjedhur për të shërbyer”, u shpreh Nikolla.

Të fundit