Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nikolla shënon tjetër rekord, vetëm 6 minuta seancë plenare në Kuvend

Nikolla shënon tjetër rekord, vetëm 6 minuta seancë plenare

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbyllur seancën e sotme parlamentare pas vetëm disa minutash, për shkak të mos arritjes së një konsensusi me deputetët e opozitës.

Pas tensioneve dhe kaosit në sallën e Kuvendit, ku opozitarët protestuan me pankarta përballë foltores dhe zhurmues, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës pas 6 minutash.

Nikolla mori vendimin pasi i dha fjalën deputetit të PS Vullnet Sina, por sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka nuk e lejoi atë të fliste.

Ajo theksoi se seanca e radhës do të njoftohet ditë tjetër. 

 

 

Të fundit