Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nikolla takim me ambasadorin Soreca: Integrimi evropian, në krye të axhendës së Kuvendit

Nikolla takim me ambasadorin Soreca: Integrimi evropian, në krye të

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca. Ambasadori i ka përcjellë urimet Nikollës për detyrën e re.

Kryeparlamentarja u shpreh gjatë takimit se në fokus të axhendës së Kuvendit, do të jetë integrimi evropian i Shqipërisë.

“Unë jam e përkushtuar për të krijuar një klimë të re bashkëpunimi e komunikimi në Kuvendin e Shqipërisë. Integrimi evropian do të jetë në krye të agjendës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës së re. Kam besim se për të gjithë këto punë të mëdha që na presin, do të kemi edhe bashkëpunimin e opozitës dhe unë do të jem lehtësuesja e dialogut dhe komunikimit në Kuvend”, nënvizoi Lindita Nikolla.

Ambasadori i BE-së Soreca shprehu kënaqësinë që Kuvendi do të jetë nën drejtimin e një zonje dhe theksoi se delegacioni i BE-së do të japë kontributin e tij në Tryezën e Parë Ndërqeveritare.

“Delegacioni i BE-së ka besim në eksperiencën, reputacionin, kredibilitetin dhe vullnetin Tuaj politik. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave, BE është shumë e vendosur për fillimin e tyre dhe Delegacioni do të kontribuojë që Tryeza e Parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt,” ka deklaruar Soreca.

Nikolla takim me ambasadorin Soreca: Integrimi evropian, në krye të

Nikolla takim me ambasadorin Soreca: Integrimi evropian, në krye të

 

Të fundit