Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nis Kuvendi! Luljeta Bozo hap seancën plenare: Të punojmë pa parë ngjyrat partiake!

Nis Kuvendi! Luljeta Bozo hap seancën plenare: Të punojmë pa

Deputetja më e vjetër parlamentit të ri, Luljeta Bozo ka hapur seancën e parë plenare për legjislaturën e X.

Në fjalën e saj, Bozo i mëshoi integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian duke theksuar se aletatë  në rrugën e evropianizimit janë SHBA-ja, BE-ja dhe vendet e rajonit.

"Ndihem e priviligjuar që sot kam nderin e hapjes së legjislaturës së X. Ndihem e dhe më e emocionuar si grua pasi kjo sallë kurrë më parë nuk ka patur kaq shumë gra në sallën e saj. Kjo legjislaturë do mbahet mend për thyerjen e steriotipeve gjinore dhe forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje. Ne kemi marrë një përgjegjësi të madhe për ta çuar Shqipërinë drejt Europës. Ne jemi këtu falë votës së popullit shqiptar. Nismat e marra nga Kuvendi  kaluar t'i çojmë më tej. Do kemi sukses nëse mbështetemi dhe marrim në konsideratë mendimet e specialistëve. Mbështetës në këto reforma janë SHBA, aleati ynë më i fuqishëm, BE dhe vendet e rajonit. Votuesit na besuan të çojmë përpara drejtësinë, të zgjidhjes së çështjes së pronave, të zhvillimit të arsimit, shëndetësisë, arsimit. Sot është detyra jonë të punojmë të gjithë njësoj pa parë ngjyrat partiake. Të kryejmë me sukses punë e deputetit. Jam e bindur se do të kemi mbështetjen e çdo shqiptari", ka thënë Bozo.

 

Të fundit