Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Rama: U përballa me kampionët e padurimit në gjithë universin shqiptar

Nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Rama: U përballa me

Sot, me 28 nëntor- që është Dita e Flamurit, ka nisur dhe puna për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Rama foli dhe për vonesat për këtë projekt të ndërtimit të aeroportit dhe tha se "për dreq qëlloi që ishte një punë që duhej bërë këtu në Vlorë e mua mu desh të përballoj gjithë padurimin e vlonjatëve që dihet që janë kampionët e padurimit në gjithë universin shqiptar”.

Rama e quajti “aventurë”, sepse “për hir të të vërtetës ndër të gjitha punët që kemi bërë kjo për të ardhur deri këtu në këtë ditë ka qenë më e vështira."

"Aeroiporti i Mynihut vjen në Vlorë si një forcë operacionale që garanton jo vetëm menaxhim të nivelit më të lartë të këtij Aeroporti por sinergjinë me struktura të tjera. Aeroportet janë si klane familjare dhe nuk mjafton të ndërtosh një infrastrukturë të bukur apo një pistë që këtu do jetë 3.2 kilometra dhe do vërë në dispozicion kapacitetin dhe për fluturime trans-oeqanike,"- tha kryeministri Rama.

Të fundit