Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nis seanca parlamentare/ Denaj: Pas tërmetit e pandemisë, biznesi ia doli me ndihmën e qeverisë

Nis seanca parlamentare/ Denaj: Pas tërmetit e pandemisë, biznesi ia

Në seancën e sotme parlamentare të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth projektligjit për Rinasin dhe huasë nga BERZH, ministja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, iu përgjigj edhe pyetjeve të ngrituara nga deputetët.

Gjatë fjalës së saj, Denaj u shpreh se biznesi i vogël me ndihmën e qeverisë doli nga kriza e pandemisë dhe tërmetit.

"Unë kam përgatitur kthimin  e përgjigjeve tuaja. Meqe e nisët me sensibiltetin që keni si deputet dhe qytetar ndqaj formalizimit të qeverisë,e  përgëzoj këtë. Ekonomia informale është një pikë e rëndëishme e qeverisë. Ju më thatë disa pyetje, të rëndësishme. Në respekt do të jap përgjigje. Bizneset e vogla në vitin 2020 ishin në valën e parë të falimentit, ishin në fokus të qeverisë, ndodhi në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri. Edhe pse mbyllja e ekonomisë dhe vështirësitë e biznesit u ballafaquan me situatën e pandemisë dhe tërmetit, them se ia dolëm në një vit të vështirë. Ne dolëm nga situata me ndihmën e qeverisë. Në buxhetin e shtetit janë mungut mbi 11 miliardë lekë. Masat e marra për biznesin e vogël kanë parandaluar mbylljen. Kjo tregon se masat e qeverisë kanë dhënë efekt. Kemi bërë shtyrje për ti paguar në vitin 2021", tha Denaj.

Të fundit