Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nis takimi i Ramës me Blinken në Departamentin e Shtetit, parashikohet të zgjasë 45 minuta

Nis takimi i Ramës me Blinken në Departamentin e Shtetit, parashikohet

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në SHBA.

Takimi mes tyre pritet të zgjasë 45 minuta.

Fokus i këtij takimi do të jetë situata në Ukrainë, ku SHBA-ja ka mbështetur qëndrimin e Shqipërisë sa i takon tensioneve me Rusinë, por gjithashtu edhe lufta kundër korrupsionit, prioritet kryesor për Amerikën.

Gjatë vizitës së tij 4-ditore, Rama u takua më herët edhe me Sekretarin e Përgjithshëm, Antonio Guterres. 

Ky është takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Rama pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

 

 

Të fundit