Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nis vaksinimi i mësuesve, Rama: AstraZeneka është e sigurt, seria jonë vjen nga Suedia

Nis vaksinimi i mësuesve, Rama: AstraZeneka është e sigurt, seria

Ka nisur këtë të shtunë vaksinimi i mësuesve në Tiranë, me mbërritjen një natë më parë të 38.400 doza vaksine të AstraZeneka-s.

Procesi do të zhvillohet në ambientet e shkollave dhe fillimisht ka nisur në 6 të tilla Tiranë.

Lidhur me dyshimet se kjo vaksinë ka dhënë efekte anësore si mpiksje gjaku pas injektimit, kryeministri Edi Rama i pranishëm në këtë proces tha se është alarm fals dhe se nuk ka të dhëna shkencore që shkakton probleme.

Është alarm fals, pasi nuk ka të dhëna se këto raste janë të lidhura me vaksinën. Pezullimi i një serie është bërë për të bërë verifikimet.  

Seria jonë ka ardhur nga Suedia dhe në Britaninë e Madhe kanë bërë miliona vaksina të tilla dhe nuk kanë pasë asnjë problem”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se brenda pak ditësh pritet një tjetër sasi vaksinash, që do shërbejnë për vaksinim më intesiv për të thyer zinxhirin e infektimeve para sezonit të verës.

Jemi afër një lajmi të madh që për pak ditë sjellim një sasi tjetër të kosniderueshme për të nisur vaksinim masiv para sezonit të verës.

Do fillojmë intesivisht me të moshuarit, më pas policinë, ushtrinë, ata me sëmundje kronike e godasim pjesën e zinxhirit që kanë kontaktet më shumë dhe të nxjerrim pensionistët nga izolimi”, tha Rama.  

Të fundit