Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nis vaksinimi i personaliteteve mbi 80-vjeç, Rama: S’mund të presim të ndahen nga jeta për t’iu dhënë dekorata

Nis vaksinimi i personaliteteve mbi 80-vjeç, Rama: S’mund të

Ka nisur para pak minutash vaksinimi i të moshuarëve personalitete mbi 80-vjeç në stadiumin “Air Albania”.

Nisjen e procesit e ndoqi nga afër kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministja Ogerta Manastirliu, të cikët njoftuar se ditën e sotme do të vaksinohen 24 personalitete.

Në një prenoncim për gazetarët, Rama i cilësoi si të neveritshme sulmet e bëra nga ata që i cilësoi si pseudo-personalitete, ata të cilët kanë akses në media dhe sulmojnë vaksinimin e personaliteteve.

"Sic e patë sot kemi nisur me të moshuarit me një grup prej 80 personash gjatë paradites dhe të moshuar të sjellë nga mjeket e familjes. Më vjen shumë keq për sulmet e padenja dhe të neveritshme të disa pseudo personaliteteve që kanë akses në portale e media që në mënyrën më çnjerëzore përhapin një tym krejtësisht të panevojshëm, sepse e para këta njerëz që bashkohen sot janë të gjithë në kategorinë e + 80 vjeç, dhe fakti që vaksinimi nis me një numër shumë modest që është rreth 21 e pak persona, është një shprehje shumë e sinqertë dhe e kuptueshme në një përkujdesje për këta njerëz të cilët nuk duhet të presim që të ndahen nga jeta për t’u mbajtur fjalimet dhe treguar kujtimet apo dhe dhënë dekoratat, siç tani më është bërë dhe një trend qesharak në Presidencë. Nga ana tjetër, sigurisht që këtu nuk bëhet fjalë për asnjë diferencim pasi këto njerëz i përkasin kësaj kategorie, ku në sallë ka të moshuar dhe personalitete dhe kjo do të vazhdojë gjatë gjithë ditës, nuk do të zbritet më poshtë pa përfunduar kjo kategori", tha Rama.

Ditari politik

Të fundit