Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nis vaksinimi në Lezhë, Manastirliu tregon se kur do të vijnë dozat e tjera: Presim rreth 8 mijë vaksina

Nis vaksinimi në Lezhë, Manastirliu tregon se kur do të
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin në Lezhë, ku panë si po shkonte procesi i vaksinimit për të moshuarit, i cili nisi ditën e sotme.

Manastirliu bëri me dije në datën 15 mars do të vijnë rreth 8 mijë doza të tjera nga Pfizer. Gjithashtu shtoi se çdo ditë realizohen rreth 1 mijë vaksinimi. Manastirliu dhe Rama theksuan se sapo të vijnë vaksinat nga AstraZeneca do të nisë vaksinimi i mësuesëve.

“Ne po vijojmë në gjithë qendrat e vaksinimit të përqendruar. Kemi arritur mbi 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë staf mjekësor. Çdo ditë bëjmë rreth 1 mijë vaksinime dhe besoj do ecim më shumë me ardhjen e serive të tjera të vaksinimeve qoftë nga Covax, që besoj dy javët e parë do të vijë seria e parë dhe Pfizer ku data 15 do të jetë ardhja e dërgesës tjetër rreth 8 mijë vaksina”, tha Manastirliu.

Procesi i vaksnimit në vendin tonë nisi në 11 janar në Tiranë dhe tashmë është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri më sot janë kryer rreth 15 mijë e 800 vaksinime. si fillim procesi nisi me bluzate  bardha dhe tashmë po vazhdon paralelisht edhe me të moshuarit.

Të fundit