Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nisin punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, Rama në inagurim: Unë nuk pres shirita, janë "fabrika buke"

Nisin punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, Rama

Ditën e sotme ka nisur puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, të cilin kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një vepër të rëndësishme infrastrukturore.

Sipas tij, tuneli i Llogarasë të vendit do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit në bregdetin jonian, duke mbështetur turizmin. Rama u shpreh projektet e qeverisë socialiste në infrastrukturë, ndërtimin e porteve dhe aeroporteve do të nxisin zhvillimin e ekonomisë.

“Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të kohës, një rritje të sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër, ai i Orikumit. Më pas me by passin e Vlorës që është drejt përfundimit me detajet e fundit për të qenë plotësisht i kryer në sezonin e ardhshëm turistik dhe më tutje me bypass-in e Fierit.

Nëse shohim drejt jugut, po punohet në një segmentin që lidh Palasën me pjesën tjetër të bregut drejt Dhërmiut duke lehtësuar qarkullimin në një zonë që po njeh një zhvillim të konsiderueshëm nga pikëpamja e ofertës turistike. Këto janë të gjitha ‘fabrika buke’ që sjellin hallka të reja të zinxhirit të vlerës”, deklaroi Rama.

Rama nuk e ka prerë vetë shiritin e nisjes së punimeve, por ja ka lënë një vajze, që sipas të cilit, është bërë ikonë e kësaj vepre infrastrukturore.

“Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët sepse jam shumë i fokusuar tek fundi, jo tek fillimi i punëve, por meqë këtë rast nuk është shirit, por buton dhe dikush duhet ta shtypë këtë buton, kërkova që ajo vajza që u bë ikonë e këtij ndërtimi ta shtypë butonin”, tha Rama.

Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet nga një konsorcium turk dhe do të kushtojë 140 mln €. Konsorciumi ka afat 37 muaj që të përfundojë tunelin, i cili do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë kohën që duhet aktualisht për të kaluar nga Qafa e Llogarasë.

Të fundit