Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nisma “e braktisur” nga ndërkombëtarët, Rama vijon mbrojtjen: Ballkani i Hapur në përputhje me BE

Nisma “e braktisur” nga ndërkombëtarët, Rama vijon

Kryeministri Edi Rama e mbrojti sërish “Ballkanin e Hapur”, nismën që nuk po gjen mbështetje te ndërkombëtarët.

Këta të fundit kërkojnë gjithpërfshirjen e të gjitha shteteve në mënyrë që ta mbështesin, kusht që nuk plotësohet pasi tre shtete (Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi) e refuzojnë pjesmarrjen.

Në një deklarartë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Rama tha: Open Balkan është një nismë në përputhje të plotë 100% me frymën dhe germën e BE. Është pjellë e procesit të Berlinit.

Kemi firmosur ato dokumente që ishin më parë firmosur në Ballkanin e Hapur. Nuk kemi arsye të ndryshojmë opinion për Ballkanin e Hapur, mbase është e drejta e tyre të ndryshojnë opinion mbi Ballkanin e Hapur.

Të fundit