Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Niveli i lartë i korrupsioni”, deklarata e fortë e Brahos: Rama ka bërë disa punë jo të mira, do flas pas një jave

“Niveli i lartë i korrupsioni”, deklarata e fortë e

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ish kryeministrit Edi Rama, ndërsa komentonte akuzat e këtij të fundit ndaj SPAK.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News 24, Braho thotë se Rama ka bërë disa punë jo të mira që ka lidhje me një nivel të lartë korrupsioni.

Po ashtu, ai i ka bërë thirrje Ramës që të mos merret më me SPAK, ndërsa paralajmëroi se pas një jave do të tregojë arsyen se përse Rama po sulmon këtë institucion pikërisht tani.

Rama ka bërë punë të mira por ka bërë dhe disa punë jo të mira… niveli i lartë i korrupsioni. T’i thuash SPAK merru me mua, ose merru me Berishën, me Metën, ose merru dhe me ata, d.m.th se ke dijeni se tek të tutë duhet të merret SPAK. Por SPAK dhe po se the do merret, pse e thua? Pse e fut në atë vorbull? Të shohë punën e tij.

Pse tani ky sulm?! Këtë nuk do ta them sot, por ta jap fjalën që do ta them pas një jave, do  verifikoj disa gjëra, ka çështje plot në hetim, edhe nga të majtë edhe nga të djathë”, tha Spaho.

 

Të fundit