Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Do ketë vrasje në 8 janar’, Braho: Deputetë të PD më merrnin në telefon: “A jam unë?”

‘Do ketë vrasje në 8 janar’, Braho: Deputetë të

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka sqaruar deklaratën e fortë të bërë publike në media një ditë para protestës së 8 janarit në selinë e PD, kur tha se një deputet (E.A.) do të vritej.

I ftuar në emisionin  ’Frontline’ në ‘Neës24’, Braho theksoi se informacionin e ka marrë nga disa shërbime të inteligjencës shqiptare dhe të huaja.

Madje, pas deklaratës, ai thotë se ka marrë shumë telefonata nga deputetë të PD, duke e pyetur ‘a jam unë?’.  

Pjesë nga intervista:

Nga e dinit?

Braho: Disa shërbime të inteligjencës shqiptare dhe të huaja e paralajmëruar dhe parashikua dhe u vërtetua me të gjithë zhvillimin e saj. Shërbimet e parashikuan që në rrethin e tyre që do goditej ishte dhe Alibeaj. Sot dikush ka thënë që ka qenë edhe Basha sepse është parë një njeri me thikë në dorë, nuk e di.

Emra të tjerë në një listë?

Braho: Janë qarqe të tjera që merren me monitorimin e ngjarjeve.

Si ra në dorën tuaj informacioni?

Braho: Sekretet profesional. Parashikoi dhe ekzaktësisht kështu ishte. Unë shkruaj dhe një ditë do ta themi se kush e parashikoi

Synimi i deklaratës ishte për të shmangur skenarin?

Braho: Po patjetër, alarmi ishte real dhe nuk duhet të ndodhte. nëse ata do të kishin hyrë brenda do të kishin bërë namin, nuk do të ndaleshin me një apo dy të vrarë.

Emrat e tjerë ishin po tek e njëjta listë?

Braho: Po, tek e njëjta listë kishte emra të tjerë. Ka pasur një garë telefonatash që më kanë pyetur, po unë a isha .

Ju kanë pyetur nëse ka qenë në shënjestër për tu vrarë?

Braho: Kanë qenë disa telefonata, deputetë të interesuar të PD. Kjo ka ndodhur pas zhvillimeve. Jam unë, isha unë…

Është kërkuar të shkoni në Prokurori nga zoti Noka dhe Berisha?

Braho: Prokurorinë nuk e drejton zoti Noka dhe aq më tepër Berisha. Rama nuk di gjë fare. Nuk ka objekt prokuroria për këtë çështje. Nëse do të kishte ngjarje të rëndë natyrisht do të kisha shkuar. Nuk më kanë thirrur, nëse do të ndodhë do të shkoj, por çfarë të them

Protesta e 8 janarit?

Braho: Janë bërë shumë komente. Ka qenë me një objektiv të egër , do të hyjmë dhe Bashën do ta marrin ta nxjerrim jashtë dhe nëse do të kishte vijuar edhe pak edhe mund të kishte ndodhur penetrimi nga grupi i Berishës. Ndërhyrja e policisë ishte profesionale.

Të fundit