Flash News

Ditari i Maxhorancës

Një ditë para betimit të qeverisë “Rama 3”, Yuri Kim takim me Lindita Nikollën në Kryesinë e Kuvendit

Një ditë para betimit të qeverisë “Rama 3”, Yuri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është duke zhvilluar një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla në Kryesinë e Kuvendit. Takimi mes Kim dhe Nikollës vjen një ditë para betimit të qeverisë.

Kujtojmë se sot, parlamenti votoi qeverinë “Rama 3” me 77 vota pro dhe 53 vota kundër. Seanca zgjati për më shumë se 20 orë dhe u nda në tre pjesë. Në pjesën e parë u prezantua programi qeverisës nga kryeministri Edi Rama, pjesa e dytë iu dedikua pyetje-përgjigjeve mes ministrave dhe deputetëve, ndërsa pjesa e fundit përkoi me debatet dhe votimin e qeverisë.

Të fundit