Flash News

Ditari i Maxhorancës

Një ditë para Kongresit, Rama mbledh kabinetin qeveritar te “Vila 30”

Një ditë para Kongresit, Rama mbledh kabinetin qeveritar te

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me ministrat dhe deputetët, një ditë para Kongresit Kombëtar të PS. Takimi ka nisur prej orës 08:30 të mëngjesit.

Kongresi i socialistëve do të mbahet nesër. Punimet do të zgjasin 3 orë duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Në rendin e ditës, parashikohet prezantimi i ndryshimeve të bëra në statutin e PS, ku njëra prej tyre është edhe ndërprerja e mandatit 4-vjeçar të kryetarëve të degëve, për të vijuar me prezantimin e platformës digjitale dhe diskutimet.

Në bazë të axhendës, hapja e punimeve do të bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë Damian Gjiknuri. Më tej, rendi i fjalimeve vijon me Elisa Spiropalin, Ditmir Bushatin, Taulant Ballën dhe në fund vetë kryetari i partisë Edi Rama.

 

Të fundit