Flash News

Ditari i Maxhorancës

Një ditë pas sulmeve ndaj Ramës, Spiropali shfaqet në takim me socialistët

Një ditë pas sulmeve ndaj Ramës, Spiropali shfaqet në takim

Një ditë pasi hodhi akuza të forta ndaj Ramës dhe modelit qeverisës që ai ka ngritur, Elisa Spiropali është shfaqur në një takim me socialistët.

Ish-ministrja ka ndarë një foto në Facebook, ku bashkangjitur shkruan: “Kudo dhe kurdo me Socialistë, për Shqipërinë siç i ka hije”.

Ky takim vjen pas një serie deklaratash të forta që Spiropali bëri dje në një status të gjatë, ku shprehte zhgënjimin për modelin që sot po përfaqëson PS-ja.

Ish-ministrja u shpreh hapur se tashmë PS ishte një parti e shndërruar në ‘drejtorokraci’ ku çdo gjë orientohet nga Duart e Rmaës dhe institucionet publike janë shndërruar në zgjatimet e një personi të vetëm.

““Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie”, shkruante Spiropali në reagim.

Të fundit