Flash News

Ditari i Maxhorancës

Një ditë pas ‘paralajmërimit’ për vaksinat, Rama: Kemi siguruar edhe 50 mijë doza jashtë marrëveshjes

Një ditë pas ‘paralajmërimit’ për vaksinat,

Kryeministri Edi Rama njofton se vendi ka siguruar edhe 50 mijë doza të vaksinës Astrazeneca.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se bëhet fjalë për vaksina jashtë marrëveshjeve të deritanishme.

Lajmi vjen një ditë pas deklarates se Rames, e cila shkaktoi shumë reagime , pasi paralajmëroi nga Lezha se do te ndalet rindërtimi nga tërmeti dhe vaksinimi nëse PS humb dhe në pushtet rikthehet opozita.

As mos t’ju shkojë mendja se rindërtimi do të vazhdojë kështu nëse ata që kthehen, as mos t’ju shkojë mendja se vaksinat do vazhdojnë të vijnë kështu siç po vijnë, unë po them se çfarë do të ndodhte, ne kemi ambicie që ta lehtësojmë sezonin turistik ta lehtësojmë maksimalisht duke vaksina tani çdo ditë mendoni se kjo gjë vazhdon?”, deklaroi Rama.

 

Të fundit