All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

"Një i nënës, një i njerkës"/ Maxhoranca propozon të njëjtin ligj, për të cilin SPAK akuzon Berishën për korrupsion

All - Paragraf - 1

"Një i nënës, një i njerkës"/ Maxhoranca

Deputetja socialiste Antoneta Dhima ka propozuar në Kuvendit miratimin e një projektligji, i cili zgjat afatin e përdorimit të bonove të privatizimit deri në dhjetor të vitit 2027. Zyrtarisht afati i përdorimit të bonove të privatizimit ka përfunduar në fund të vitit të kaluar.

All - Paragraf - 3

Dhima u shpreh thotë se zgjatja e afatit është e domosdoshme pasi janë me mijëra qytetarë, të cilët mund të përfitojnë duke i përdorur ato për të privatizuar objekte shtetërore.

Një numër i konsiderueshëm i objekteve që administrohen nga ministria e Mbrojtjes, ajo e Bujqësisë, ministria e Brendshme dhe organet e pushtetit vendor nuk janë privatizuar ende. Shumë prej këtyre objekteve shtrihen në pronat e ish pronarëve, të cilëve u është njohur apo kthyer prona me vendim të Komisionit. Duke qenë se pronarët kanë të drejtën e parablerjes, zgjatja e afatit të bonove do t’i ndihmojë ata që të paguajnë një pjesë të vlerës së privatizimit të këtyre objekteve me bono,” thuhet në relacionin e ligjit.

Ndërkohë ky është ligji për të cilin SPAK, akuzon kreun e PD-së Sali Berisha për korrupsion dhe Gjykata mori vendimin për izolimin e tij në arrest shtëpie pasi sipas prokurorisë në mesin e përfituesve të ligjit ishte dhe dhëndrri i zotit Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili bashkë me pronarët e tjerë paguan 80 mijë euro me bono ose 11 për qind të vlerës totale të privatizimit të klubit Partizani. 

 

"Një i nënës, një i njerkës"/ Maxhoranca

Të fundit