Flash News

Ditari i Maxhorancës

Një javë para nisjes së vitit të ri akademik, Kushi mbledh rektorët: Fokusi ishte plani i masave ndaj pandemisë

Një javë para nisjes së vitit të ri akademik, Kushi mbledh

Të hënën, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike dhe private.

Ajo bën me dije se në fokus të bashkëbisedimit ishte plani i masave të ndërmarra për nisjen vitit të ri akademik më 2 nëntor. Kushi thekson se të gjitha institucionet e arsimit të lartë janë përshtatur me metodën e ‘mësimit të kombinuar’ (në auditore dhe online).

Njoftimi i plotë:

Ditën e sotme zhvillova takime me rektorët e universiteteve publike dhe private, ku në fokus të bashkëbisedimit ishte plani i masave të ndërmarra prej tyre për nisjen sa më mbarë të vitit të ri akademik më 2 nëntor.

Gjatë takimit, diskutuam veçanërisht për mënyrën e zhvillimit të leksioneve dhe seminareve në kushtet e pandemisë, për të cilat më vjen mirë që të gjitha institucionet e arsimit të lartë janë përshtatur me metodën e “mësimit të kombinuar” (në auditore dhe “online”) sipas specifikave të tyre përkatëse.

Ofrova të gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të bashkëpunuar me universitetet në çështje me interes të përbashkët, ku në thelb është pa dyshim mbrojtja e shëndetit të gjithsecilit, respektimi i masave anti-COVID, shërbimet akoma më të mira për studentët dhe rritja e cilësisë së arsimit të lartë

Të fundit