Flash News

E-TJERA

Një kartolinë për Yuri Kim nga Puka: Pse nuk i sheh të gjithë “non-gratat”?

Një kartolinë për Yuri Kim nga Puka: Pse nuk i sheh të

Pak ditë nga nisja e fushatës, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, sulmoi kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, duke e identifikuar si një “zjarrvënës” që edhe pse i shpallur ‘non-grata’ do të marrë pjesë në fushatën zgjedhore të 14 majit.

Deklaratën Kim e bëri teksa jepte intervistë për Zërin e Amerikës, lidhur me pritshmëritë dhe mesazhet në prag të zgjedhjeve lokale.

“Mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar”, tha Kim në intervistë.

Mirëpo, siç duket ambasadorja amerikane nuk i sheh të gjithë “non-gratat”, kur vjen puna në radhët e socialistëve. Së fundmi, kjo foto tregon Tom Doshin e Partisë Socialdemokrate i cili ka dalë në fushatën zgjedhore të 14 majit, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj.

Një kartolinë për Yuri Kim nga Puka: Pse nuk i sheh të

Edhe Doshi është një i shpallur “non-grata” nga Amerika, por që Yuri Kim-it nuk i bën shumë përshtypje që i është bashkuar fushatës së 14 majit.

Nëse një person i sanskionuar për korrupsion nga SHBA-të nuk mund të pretendojë të largojë korrupsionin në Shqipëri, atëherë pse Kim nuk sheh Tom Doshin, një i sanksionuar për korrupsion që bën fushatë për të larguar korrpsionin.

Të fundit