Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Një mal me argumente”, Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Shkel prezumimin e pafajësisë sa herë i intereson politikisht

"Një mal me argumente”, Ahmetaj i përgjigjet Ramës:

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar nga arratia pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e përmendi në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste teksa doli në mbrojtje të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

Përmes një postimi ne “Facebook”, Ahmetaj shkruan se kryeministri foli për çështjen e tij duke pretenduar se në të kishte “1001 të zeza”, por sipas ish-zv.kryeministrit vetë deklarata e kryeministrit përbën shkeljen e hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.

Ai shton se është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim.

"Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh “1001 të zeza”. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur.
Një deklarate e tillë publike dhe për një çështje që i takon drejtësisë, përbën pikërisht shkeljen e hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.
Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim.
Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi.
E drejta e lirisë së shprehjes për këdo, përfshirë këtu edhe Kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar prezumimin e pafajësisë dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë", shkruan Ahmetaj. 

"Një mal me argumente”, Ahmetaj i përgjigjet Ramës:

Të fundit