Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Një orë para arrestimit", Veliaj sfidon Ramën, publikon videon nga zyra në Tik-Tok-un e ndaluar me ligj

"Një orë para arrestimit", Veliaj sfidon Ramën,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video në rrjetin social Tik Tok ku shfaqet në zyrën e tij dhe thekson se po zhvillon një takim pune 1 orë para se të arrestohej me urdhër të SPAK më 10 shkurt për akuza si korrupsion e pastrim parash.  

“Ai ende nuk e di, por fiks pas një ore do të arrestohet, këtu, në këtë zyrë.

Asnjë gjyq. Vetëm kaos. Kamerat janë ndezur. Mediat do ta përpijnë si spektakël.

Edhe arrestimi i tij duket si një skenë filmi legjendar.

Energjia e personazhit kryesor — e çliruar plotësisht”, shkruan Veliaj krahas pamjeve nga qelia.

Ajo që tërheq vëmendjen nga ky postim është dritarja që Veliaj ka zgjedhur ta postojë videon, duke zgjedhur Tik-Tokun.

Kujtojmë se ky rrjet social është ndaluar nga Kryeministri Edi Rama me vendim qeverie, duke ngritur dyshime për një sfidë të hapur e tij ndaj shefit të qeverisë. 

@erionveliaj_

Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë ????

♬ HAVHAVHAV - Rapfelsefesi

Të fundit