Flash News

Ditari i Maxhorancës

Një tjetër artiste iu bashkohet 'punëmbaruarve': Ndryshimin e kam parë me sy, si banore e Tiranës

Një tjetër artiste iu bashkohet 'punëmbaruarve':
Në foto: Anxhela Peristeri në takimin online të Veliajt me të rinjtë

Një tjetër artiste i është bashkuar Partisë Socialiste. Ajo është këngëtarja Anxhela Peristeri.

Gjatë pjesëmarrjes në një takim on-line të Erion Veliajt me të rinjtë, Peristeri shprehu mbështetjen për kryebashkiakun, duke shtuar se ndryshimin prej punës së tij e ka parë vetë si banore e Tiranës.

“Vitet e fundit kam parë edhe unë ndryshimet që janë bërë në Tiranë. Jam fokusuar te ndryshimet e bera në fushën e artit më shumë, duke qenë se jam artiste. Kjo sallë e Liceut Artistik ku unë kam studiuar nuk ka qenë kështu. Nuk kemi qenë në kushte kaq komode. Të përgëzoj,” tha Peristeri.

Këngëtarja shprehu mirënjohje ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës edhe për projektet në art dhe fusha të tjera.

“Teatri i Operas është bërë një mrekulli. Por përveç investimeve në fushën e artit, unë nuk do lija pa përmendur projekte të tjera që i kam parë me sytë e mi si Kalaja e Tiranës apo Parku i Liqenit ku unë shkoj,” u shpreh Peristeri, duke shtuar se: “Ke bërë një punë të mrekullueshme me Tiranën dhe unë do të të mbështes gjithmonë.” 

Të fundit