Flash News

Ditari i Maxhorancës

Njësia Antikorrupsion nis punën/ Manja gati dosjen për në Prokurori: Inspektorët e AKU-së në Fier presion qytetarëve

Njësia Antikorrupsion nis punën/ Manja gati dosjen për në

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja doli sot në një deklaratë për mediat, ku bëri me dije se Njësia Antikorrupsion ka nisur nga punë dhe se është gato dosja e parë që do të dorëzohet në Prokurori.

Ai tregoi se një qytetar kishte denoncuar një rast presioni nga inspektorët e AKU-së në Fier. Manja tha se qytetari nuk pranoi të paguante ryshfet, por denoncoi rastin te Njësia Antikorrupsion.

Kjo e fundit ka marrë informacion dhe ka bërë gati dosjen për inspektorët në fjalë, por pjesë e kalëllëzimit penal janë dhe drejtuesit, si persona në dijeni.

Manja tha se në këtë institucion nuk funksionon praktika e argumentimi të gjobave që iu vihen njerëzve, duke iu kërkuar qytetarëve të bashkëpunojnë për t'i denoncuar.

"Rasti i sotëm është një nga 5 të parat, të cilën e kam ndarë nga të tjerët, sepse lidhet me një qytetar që nuk ka heshtur dhe nuk ka pranuar të japë ryshfet.

Është shembulli që duhet ndjekur nga qytetarët dhe bizneset në Shqipëri. Qytetari është vendosur nën presion nga disa inspektorë të AKU-së në Fier, por nuk ka rënë pre dhe s'ka pranuar të paguajë.

Ai lajmëroi Njësinë Antikorrupsion dhe ne menjëherë jemi vënë në dispozicion dhe sot gjobëvënësit do t'u duhet të përballet me drejtësinë dhe nuk ta kenë të lehtë.

Do vendosim në kallëzim dhe drejtuesit e tyre si person në dijeni. Se drejtuesit e këtyre agjensive nuk mund të bëjnë të paditurin për veprimet e këtyre inspektorëve.

Nuk po akuzoj drejtuesit se jo domosdomërisht pjesë e gjobave, por duhet ta dinë në kohë reale veprimtarinë e inspektorëve në terren dhe të marrin informacion për çdo gjobë që vihet. Nuk më rezulton se në këtë institucion të ketë një praktikë argumentimi të gjobave që iu vihen njerëzve", tha Manja.

Të fundit