All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali, Rama: Parlamenti italian ka përfshirë një amendament për vitin 2022

All - Paragraf - 1

Njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali, Rama: Parlamenti

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Parlamenti i Italisë ka përfshirë në projektbuxhetin për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në vendin fqinjë.

All - Paragraf - 3

Kryeministri shton se qeveria shqiptare do të jetë në kontakt me atë italiane deri në aprovimin përfundimtar të projektbuxhetit. Rama i ka shprehur mirënjohjen homologut Mario Draghi dhe ministrit të jashtëm Luigi di Maio, duke theksuar se janë angazhuar personalisht në këtë çështje.

"Në vazhdën e komunikimit me qeverinë italiane dhe partitë politike për marrëveshjen e pensioneve, Parlamenti Italian ka përfshirë në projek-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në vendin mik", shkruan ndër të tjera Rama.

Më herët është bërë njohja e patentave shqiptare. Si pasojë e kësaj marrëveshje, gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa pasur nevojë për prova teorike dhe praktike, përveçse në situata të veçanta, në të cilat është e nevojshme një provë praktike drejtimi.

Të fundit