Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nuk aplikon për patentë makine, Rama: Nuk jam i zoti, i kam këmbët e gjata

Nuk aplikon për patentë makine, Rama: Nuk jam i zoti, i kam

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nga Elbasani, Ligjin për Bashkëqeverisjen me qytetarët, teksa theksoi synimin e qeverisë për heqjen e të gjitha sporteleve që iu shërbejnë qytetarëve, brenda vitit 2022.

Teksa foli për marrjen e lejes së drejtimit, Rama përmendi edhe arsyet se pse ai ka zgjedhur mos t'i japë kurrë makinës dhe të mos pajiset me një patentë. Kryeministri u shpreh se mos të qenit i zoti për t'i dhënë makinës dhe fakti që 'i ka këmbët e gjata', e detyron atë të mos aplikojë për një leje drejtimi.

"Nëse Edi Rama ka aplikuar për patentë makine, gjë që nuk kam për ta bërë asnjëherë me thënë të drejtën sepse nuk jam i zoti të ngas makinë, plus kam edhe këmbët e gjata dhe shumë e ngatërruar", u shpreh Rama.

Të fundit