Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Nuk dalim nga greva...", Rama iu përgjigjet naftëtareve: Të dashura greviste, kjo është e drejta juaj! E pamundur të ulemi bashkë me ultimatume

"Nuk dalim nga greva...", Rama iu përgjigjet naftëtareve:
Kryeministri Rama

Prej dy javësh gratë naftëtare të Ballshit vijojnë grevën e urisë për plotësimin e kërkesave të tyre dhe marrjen e pagave të cilat shprehen se i kanë fituar me gjyq.

Në përgjigje të deklaratës së tyre se nuk dalin nga greva pa marrë pagën, kyeministri Rama është shprehur se kjo është një e drejtë e tyre. Megjithatë, shtoi më tej ai, është e pamundur që të ulen bashkë për dialog me ultimatume e presione.

“Ndalni grevën dhe të ulemi në një tryezë për dialog”, ka thënë Rama.

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria. Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”, shkruan Rama.

Të fundit