Flash News

Ditari i Maxhorancës

“S'do grindemi se e kujt ishte ideja”, Rama dhe Abazoviç prezantojnë projektin e urës që lidh Velipojën me Ulqinin

“S'do grindemi se e kujt ishte ideja”, Rama dhe Abazoviç

Kryeministri Edi Rama dhe homologu shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç prezantuan projektin e urës mbi lumin Bunë që do të lidhë Velipojën me Ulqinin.

Ndërsa ndodhen në Ohër në kuadër të samitit për “Ballkanin e Hapur”, Abazoviç tha se projekti krijon mundësinë për një zonë tërheqëse në të ardhmen.

Mali i Zi ka caktuar një pjesë të fondit kushtuar urës, ndoshta nuk do të përdoret këtë vit. Në momentin që përfundojmë projektin e detajuar në fund të gushtit, në shtator mund të nënshkruajmë memorandumin. Jo vetëm për shkak të 73 km, por kjo zonë që prej fillesës në Ulqin deri në Velipojë mund të jetë një zonë tërheqëse në të ardhmen.

Gjithkush shpreson që në këtë zonë të ofrojmë komplekse turistike. Do të jetë njësoj për të gjithë turistët. Ndaj keni mbështetjen time. Le të ecim shpejt, mos të nxjerrim ndërlikime administrative, pro të ecim”, u shpreh Abazoviç.

Ndërkohë, Rama tha se nuk duhet të grinden se kujt i përket ideja për projektin, por të vijojë zbatimin  që do të sjellë zhvillimin e turizmit.

“Fondi Shqiptar i zhvillimit i ka paratë, pasi ata mund ti transferojnë paratë për vitin tjetër buxhetor pa kufizim. Le ta bëjmë. Do të jetë fantastike. Më duhet të shtojë dhe diçka. Për atë që s’e dinë.

Tashmë po ndërtojmë rrugën turistike Shëngjin-Velipojë, që do e bëjë rrugën nga Ulqini deri në Shëngjin shumë të shkurtër. Zhvillim po, për edhe shumë komunikim që do të përmirësohet për shkak të kësaj. S’duhet të grindemi se e kujt qe ideja më e mirë, por t’i zbatojmë këto ide. Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur. Gjithçka tjetër që njerëzit mund të thonë, s’ka problem, por kjo është fryma.

Pres me padyshim që t’ju vizitoj në Malin e Zi, me shpresë në Korrik. Dhe më pas në Gusht për projektin. Le të arrijmë në ato 70 vitet e para, ku gjyshja ime nga Shkodra i përdorte ato anije. Po të shohësh fotot e Marubit sheh këto vende kaq të bukura me varka të vogla që lundronin. Le të arrijmë aty së paku”, tha Rama.

Të fundit