Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Nuk do jenë zgjedhje të lehta", ish-ministri i PS: SPAK e ka vënë në pozicion jo të lehtë Ramën

"Nuk do jenë zgjedhje të lehta", ish-ministri i PS: SPAK e

Ish-ministri i Financave të PS-së, Arben Malaj ka folur mbi sfidat që do të përballen Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë në News 24, Malaj theksoi se SPAK-u ka vënë Ramën në një pozicion të vështirë, duke u shprehur se fitimi i zgjedhjeve nuk është problemi kryesor, por pasojat që do të vijnë prej tyre. Ai gjithashtu theksoi se rotacionet politike shpesh ndodhin kur ndodhin përçarje brenda partisë në pushtet.

"SPAK-u e ka vënë në pozicion jo të lehtë Ramën. Nuk është problemi se a do fitojë apo jo, por çfarë do të prodhojë. Mua më dhemb në shpirt kur shikoj që harxhon para të mëdha për kopshtin e tij Eden. Rama e ndjen perceptimin publik. Rama ka kënaqësinë e tepërt sikur gjithçka vjen nga ai.

Unë s’jam për ide fikse, që mënjanoheshkan të vjetrit. Nuk do jenë zgjedhje të lehta. PS ka potencialin se ka administratën, ka bashkitë. Përgjithësisht, rotacionet ndodhin kur përçahet partia në pushtet. Sido të shkojë, PS besoj se ka aleatë. Sa i përket rrugëtimit tonë si vend, BE është destinacioni ynë i vetëm", tha Malaj. 

Të fundit