Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Nuk dua të takoj shërbëtorët", Rama në Athinë: Kam ardhur për të zotët e kësaj shtëpie

"Nuk dua të takoj shërbëtorët", Rama në

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë.

Ai ka mbërritur në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ ku mbahet takimi, ndërsa është pritur me brohoritje në sallën e mbushur plot me shqiptarë.

"Ne mbetemi të mendimit se përpara takimeve politike, lidershipi socialist duhet të dëshmojë pjekuri përpara interesave kombëtare, të japin dorëheqje dhe të kërkojnë votëbesimin e popullit me zgjedhje të organizuara nga një qeveri provizore dhe e balancuar.

Përpara fallcitetit le t’i dëshmojnë mërgatës se janë kopje e politikanëve të vendeve ku shqiptarët e diasporës jetojnë, ku politikanet dorëhiqen për çështje si plagjatura e titujve shkencorë e jo për skandale të përmasave Rama-Veliaj & Co.

Theksojmë se largimi masiv i shqiptarëve përgjatë qeverisjes Rama është i ngjashëm me një eksod biblik, t’i provokosh këta emigrantë ende të pa integruar në vendet ku jetojnë,  është një mesazh me kode mafioze që meriton vëmendje nga lidershipi i Opozitës Shqiptare, intelektualët dhe diaspora e lënë rrugëve.", tha Rama.

Të fundit