Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nuk është ndërtuar asnjë spital apo pallat”, Ahmetaj: Në mars 2021 nuk do të shihni asnjë shenjë të tërmetit

“Nuk është ndërtuar asnjë spital apo pallat”,

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka treguar se kur do të përfundojë i rindërtimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Në një intervistë për ‘News 24’, ministri thotë se brenda majit të vfitit të ardhshëm të gjitha njësitë individuale do të kenë mbaruar, kurse brenda marsit nuk do ketë asnjë gjurmë të tërmetit, ndonëse opozita e ka akuzuar se nuk janë mbajtur premtimet e dhëna. Sipas saj, qeveria ka ndërtuar 2.6 % të shtëpive dhe asnjë spital e pallat ndryshme nga ato që janë premtuar.

Brenda majit të vitit që vjen të gjitha njësitë individuale do të kenë mbaruar. Brenda majit edhe të gjitha DS4 do të jenë riparuar, patjetër dhe DS1 deri në DS3. Laçi, gjysma e pallateve do të jetë gati në mars. Rreth 90 përqind e pallateve do të jenë gati në tetor 2021.

Në mars 2021 nuk do të shihni asnjë shenjë të tërmetit, dhe të gjitha banesat do të jenë të rindërtuara ose rikonstruktura. Kjo është përgjigje zyrtare por dhe personale.

Në emër të kryeministrit ky është një skedë të mirëmenduar. Askush nuk do të ngelet pa shtëpi”, tha Ahmetaj, i cili ironizoi opozitën dhe PD duke iu sugjeruar që t’i kthehen tabelës së shumëzimit.

Të fundit