Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nuk i ndahet drejtësisë, Rama sulmon një tjetër gjyqtar: Nuk është presion

Nuk i ndahet drejtësisë, Rama sulmon një tjetër gjyqtar: Nuk

Kryeministri Edi Rama vijon sulmet ndaj gjyqtarëve kanë lejuar ngritjen e ndërtimeve pa leje. Së fundmi, Rama ka sulmuar gjyqtarin Ligoraq Toshi, pas Hazbi Balliut dhe Klarent Demirit.

Ky i fundit akuzohet na kryeministri se ka marrë një vendim në kurriz të komunitetit.

“Gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit

Gjykatësi Ligoraq nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe me siguri as nuk e ka menduar që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare, e pakapërcyeshme edhe për banorët edhe për zjarrfikësit”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri ka paralajmëruar se gjykatësi në fjalë do të bashkangjitet në dosjen që Ministria e Drejtësisë do t’i përcjellë organeve të kontrollit e të vetëqeverisjes së gjyqësorit.

“Gjykatësi Ligoraq i bashkohet kësisoj prokurores Gjeli, gjykatësve Balliu e Demiri, në dosjen që Ministria e Drejtësisë do t’i përcjellë organeve të kontrollit e të vetëqeverisjes së gjyqësorit, ndërkohë që ne do të kërkojmë që ankimimeve në këto organe t’u bashkohen edhe qytetarët e dëmtuar nga këto masa sigurie absurde, në dëm të komunitetit, mjedisit dhe rendit ligjor”, vijon Rama.

Të fundit