Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nuk janë ezauruar shtretërit në 4 spitalet Covid”, Manastirliu: Në Shkodër dhe Durrës janë 20 të shtruar

“Nuk janë ezauruar shtretërit në 4 spitalet Covid”,

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke folur nga stadiumi ‘Air Albania’, ku ka nisur vaksinimi i të moshuarve, tha se spitalet Covid në kryeqytet kanë ende vende të lira.

Ndër të tjera, Manastriliu theksoi se në spitalet Rajonale në Durrës dhe në Shkodër aktualisht janë 20 të shtruar, por shifrat edhe mund të ndryshojnë nga momenti në moment.

"Nuk janë ezauruar shtretërit në të 4 spitalet Covid. Ka kapacitetet dhe gjithmonë vende të lira. Spitalet Covid, kanë disponibilitet, kane 550 shtertër dhe kemi vendosur edhe shtretër ekstra, duke e çuar numrin në 600. Dy spitalet Rajonalë që janë hapur kanë 60 shtretër. Në të gjitha spitalet Rajonale janë duke u kryer shërbim dhe për rastet post Covid dhe për rastet që janë të dyshuara dhe që më pas vlerësohet nëse duhet të shkojnë në spitalet Covid. Aktualisht në të dy spitalet në Shkodër dhe në Durrës, ka 20 të shtruar, shtrimet në spital janë dinamike", tha Manastirliu.

Të fundit