Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nuk jep arsye për anulimin e seancës, Spiropali ‘shqetësohet’ nga reagimi i opozitës

Nuk jep arsye për anulimin e seancës, Spiropali

Seanca plenare e Kuvendit e cila ishte parashikuar të mbahej sot, u anulua përmes një njoftimi që dha kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Anulimi solli reagimin e opozitës. Grupi i PD e ka cilësuar vendim anikushtetues, i marrë personalisht nga Elisa Spiropali pa asnjë konsultim.

Menjëherë pas reagimit të opozitës, është kundërpërgjigjru edhe Spiropali e cila nuk ka dhënë asnjë arsye se pse është anuluar seanca, por ka shfaqur shqetësim për ‘sulmin’ sipas saj, që i ka drejtuar opozita.

“Kryetarja e Kuvendit, shpreh keqardhje të sinqertë për komunikatën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është vazhdë e sulmeve jonjerëzore, përveçse antidemokratike me këmbë karrigesh mbi të, gjatë kryerjes së detyrës.

Kryetarja e Kuvendit e fton Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe posaçërisht autorin e goditjes me këmbë karrigeje, si edhe të kësaj komunikate goditëse me gjuhën e shpifjes, të reflektojnë mbi degradimin etik që po karakterizon veprimtarinë e tyre.

Kryetarja e Kuvendit e siguron Kuvendin dhe zgjedhësit se këto shfaqje degraduese të pakicës së të zgjedhurve, as nuk e intimidojnë dhe as nuk e pengojnë dot të kryejë me përkushtim, drejtësi dhe besnikëri të palëkundur ndaj rregullave të Kuvendit, rolin e saj institucional”, thuhet në reagimin e Spiropalit.

Të fundit