Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë", Rama thirrje të dytë grave naftëtare: Nuk ju’a qajmë dot hallin përtej asistencës

"Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë", Rama thirrje
Foto Ilustruese

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar sërish naftëtareve me një thirrje të dytë, teksa thekson se "pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin".

 Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama shprehet se rafineria nuk është e shtetit dhe se është e gabuar ideja e grevës së urisë kundër qeverisë.

Më tej ai thekson se nuk i ka ftuar në asnjë negociatë, sepse qeveria sipas tij, nuk e ka shkaktuar këtë hallin.

Reagimi i plotë:

 “Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë!

Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!”, shkruan Rama.

Të fundit