Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nuk ka dua, s’dua”, Rama: Vaksinimi për studentët dhe pedagogët mund të bëhet i detyrueshëm

“Nuk ka dua, s’dua”, Rama: Vaksinimi për studentët

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në prag të nisjes së vitit të ri akademik se pedagogët dhe studentët do të duhet të vaksinohen me detyrim.

Gjatë një inspektimi në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2, i shoqëruar edhe nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Rama tha se duke patur parasysh situatën e krijuar nga varianti Delta i Covid-19, vaksinimi mund të jetë i detyrueshëm për këdo që ka ndërveprime sociale apo punë që lidhen me njerëz në distanca të afërta, ndërsa iu referua vendimeve të disa shteteve në botë.

Mund të vijë momenti duke patur parasysh çfarë po ndodh në botë dhe rritjen e numrave dhe rreziqet e variantit të ri Delta, që vaksinimi për studentët që hyjnë në auditorë të behet i detyrueshëm. Do t'ju duhet t'ju komunikohet vijimësisht që nëse vjen momenti mos të thonë pse nuk na thatë dhe nuk ka dua, s'dua sepse ata që e kanë pjesë të aktivitetit të tyre të qenit me të tjerë është përgjegjësi që nëse për veten e tyre thonë s’duan t’ia dimë, të tjerë nuk mund ti marrin në qafë.

Është e pamundur që ne të lejojmë të kemi përshkallëzim të shmangshëm të numrave. Edhe për pedagogët duhet bërë e njëjta gjë. Ata kanë përgjegjësi të mbrojnë të tjerët. Shteti ka detyrë të garantojë që unë që jam i vaksinuar të mos kërcënohem nga dikush që nuk është i vaksinuar.

Vaksina nuk heq 100% rrezikun, por bën që kur infektohesh ta kalosh në mënyrë të moderuar. Ka filluar të behet e detyrueshme kudo, patjetër që do vijë momenti që për disa kategori të bëhet e detyrueshme edhe këtu.

Kush ka ndërveprime sociale apo punë që lidhen me njerëz në distanca të afërta nuk mund të thotë nuk dua, ose të tërhiqet nga ai ndërveprim sa kohë që virusi është vërdallë", tha Rama. 

Të fundit