All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

“Nuk ka plan vaksinimi”, Rama i përgjigjet Sorecës: Ambasadori ka keqkuptuar kritikat e mia ndaj BE

All - Paragraf - 1

“Nuk ka plan vaksinimi”, Rama i përgjigjet Sorecës:

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ambasadorit të BE, Luigi Soreca, i cili u shpreh i habitur nga kritikat e kreut të qeverisë shqiptare ndaj BE.

All - Paragraf - 3

Në një intervistë për VOA, Soreca deklaroi po ashtu se Shqipëria nuk ka një plan vaksinimi.

Rama në ‘Open’ iu përgjigj duke thënë se ambasadori i ka keqkuptuar kritikat e tij ndaj BE.

Ne kemi planin nga ekspertësh prej kohësh. Komisionit evropian i kem i çuar prej kohësh sasitë e nevojshme. Nuk na ka kërkuar plan kombëtar vaksinimi dhe kjo duhet ndarë.

Komisioni evropian është strukturë që punon ditë e natë, BE është më shumë se KE, është Këshilli Evropian. Vendet jo anëtare të BE të lihen jashtë, eshte moralisht e pajustifikueshme.

I kemi çuar çfarë na ka kërkuar. Këshilli Evropian ku ka cinizem nga disa shtete, mori vendimin që sasinë e vaksinave ta ndanin me njëri tjetrin dhe thanë se cdo shtet mund të bëjë negociata bilaterale me njëri tjetrin. Ne nuk i kemi kërkuar lek BE, por vaksina. Kanë vënë 70 mln euro po çfarë do blejnë kur s’ka vaksina.

Vaksinat janë siguruar nga kontaktet personale. Mbase ambasadori ka keqkuptuar kritikat e mia ndaj BE, që nuk i heqë asnjë presje. Nuk janë kritika ndaj Komisionit Evropian, por që lidhen me disa vende që cinizmin e kanë kthyer në sistem. Kjo ka qenë kritika ime, nuk ka lidhje kemi apo jo plan”, tha Rama.


 

Të fundit