Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nuk mbulohet dielli me shoshë”, Rama-Metës: Shpjegoi popullit pse votove pro raportit të Dick Marty

“Nuk mbulohet dielli me shoshë”, Rama-Metës: Shpjegoi

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, sa i përket çështjes së përse ka votuar pro raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës.

Rama i kërkoi Presidentit që t’i shpjegojë qytetarëve se përse ka votuar pro raportit të Dick Martit në Këshillin e Europës, raport mbi të cilin sot janë ngritur akuzat kundër ish-drejtuesve të UÇK-së dhe liderëve politikë të Kosovës.

Përmes një postimi në Tëitter, kryeministri shkruan se nuk mbulohet dielli me shoshë.

Postimi i plotë:

Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje! Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun! (Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq).

Të fundit