Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pyetet a do jetë në qeverinë e re, Bushati-gazetarit: Rama mund të të telefonojë edhe ty për të qenë ministër

Pyetet a do jetë në qeverinë e re, Bushati-gazetarit: Rama mund

Kreu i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati nuk arriti të fitonte dot mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 Prillit. I pyetur në emisionin "Top Talk, në Top Channel ku ishte i ftuar, nëse mund të ishte ministër tani që nuk është më deputet, ai është shprehur se nuk dihet, duke theksuar se socialistët duhet të jenë një ekip më dinjitoz.

Bushati u shpreh se nuk është aspak në dorën e tij.

"I surprizuar, s’është në dorën time. Rama mund të të marrë edhe ty në telefon", ka thënë Bushati. 

Më tej Bushati shton se socialistët duhet të kenë një ekip më dinjitoz dhe më transparent ndaj qytetarëve, pasi vendi ende nuk e ka kapërcyer krizën me të cilën po përballet si shkak i pandemisë. 

"Mendoj që mes socialistëve duhet të kemi një ekip më dinjitoz, virtyt i qeverisjes së re, më shumë drejtësi më shumë zhvillim ekonomik më shumë transparencë. Tek qytetarët kemi përgjegjësi pasi në këtë krizë nuk kemi dalë akoma, politika duhet të jetë më e përgjegjshme, se pas një cepi pandemia mund të rikthehet nuk është kaq e sigurt asgjë.

Shqiptarët presin më të mirën nga PS. Çfarë është më e mira duhet të diskutohet dhe nuk mund ta them as unë dhe nuk mund të thuhet as sot", është shprehur Bushati.

Të fundit